Kryeministri për propozimet e opozitës: Di vetëm të ofrojë përralla dhe të ngatërrojë dynjanë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nuk e ka problem që të marrë parasysh edhe propozimet e opozitës në lidhje me fondin për shëndetësinë, por ai theksoi se opozita shqiptare di vetëm të ofrojë përralla dhe të ngatërrojë punët.
“Ne nuk kemi asnjë problem të marrim parasysh të kujtdo qoftë, nga kudo që vijnë, lerë më të opozitës. Dua t’ju them diçka. Opozita nuk ka asnjë punë tjetër, por kjo opozita jonë e ka zakon, që edhe atë punë që ka të mos e bëjë, por mundësisht të ngatërrojë punët e të gjithë dynjasë e natyrisht të qeverisë në radhë të parë, duke shfrytëzuar çdo sitat të vështirë.
Nuk u përmbajt në situata kur ishte tërmeti, apo lufta siç është kjo.
Ka nevojën e vet instiktive për të ofruar përralla. Megjithatë ne do të bëjmë të gjitha gjërat duhura dhe nuk do të bëjmë as më shumë e as më pak se s bëjnë vendet e mëdha dhe të vogla në këtë situatë të vështirë”, tha Rama për News 24.