ZYRTARE: Vetëvendosja kundër Vjosa Osmanit, propozon dy kandidatë për President! Një doktoreshë në garë me Glauk Konjufcën

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar dy kandidaturat për Presidentin e ri të Republikës së Kosovës. Më herët, dihej emri i Glauk Konjufcës, ndërkohë pak minuta më parë është mësuar edhe emri i doktoreshës Fatmire Kollçaku.

“Në përputhje më dispozitat kushtetuese dhe ligjore të Republikës së Kosovës, në emër të deputetëve nënshkrues, paraqes nominimin për kandidaten për Presidente të Republikës së Kosovës. Deputetët nënshkrues, nominojnë znj. Fatmire Mulhaxha Kollçaku, si kandidate për Presidente të Republikës së Kosovës”, thuhet në shkresën e VV drejtuar Kuvendit.

Fatmire Mulhaxha – Kollçaku është Doktoreshë dhe Specialiste e Epidemiologjisë. Në politikë, është e angazhuar që nga viti 2004 dhe është zgjedhur deputete në pesë legjislatura të Kuvendit të Kosovës dhe është dhe aktualisht. Në aspektin organizativ, ka shërbyer dy mandate si Nënkryetare e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

ZYRTARE: Vetëvendosja propozon dy kandidatë për President të

Në seancën e jashtëzakonshme të orës 20:30, Kuvendi i Kosovës nuk i ka kaluar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Vjosa Osmani, që Presidenti të zgjidhet nga populli, në kushtet kur partitë politike kanë dështuar të dalin me një emër të gjithëpranuar.

Të pranishëm ishin 93 deputetë nga 120 që ka Kuvendi. Për kalimin e këtij propozimi nevojiteshin votat e dy të tretave të të gjithë deputetëve të Kuvendit përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.

Në seancë munguan deputetët e Listës Serbe, e cila ka 9 vende. Për këtë arsye kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu nuk i hodhi në votim amendamentet duke e shtyrë seancën.

Propozimet e Vjosa Osmanit parashikojnë ndryshime në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në mënyrë që zgjedhja e presidentit të mos bëhet më nga Kuvendi, por përmes votës së drejtpërdrejtë të popullit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT