U kap me Ergys Agasin në makinë, GJKKO lë në qeli Uljan Shpatarakun! Ish-zyrtari i Policisë akuzohet se ndihmoi biznesmenin e kërkuar

GJKKO ka lënë sot (29 gusht) në burg ish-policin Uljan Shpataraku.
Shpataraku u arrestua nga autoritetet, ndërsa u kap në makinë me biznesmenin e kërkuar Ergys Agasi.
Ish-zyrtari i policisë akuzohej për veprën penale “të përkrahjes së autorit të krimit”.
SPAK akuzon Agasin për dosjen e tenderëve të AKSHI-t, duke ngritur 6 vepra penale të rënda.