“Çmenduri” në basketbollin shqiptar, lojtari i Tiranës dhunon brutalisht arbitrin (VIDEO)

Skena të papranueshme janë regjistruar sot në ndeshjen e basketbollit midis Tiranës dhe Teutës së Durrësit, e vlefshme për kampionatin kombëtar për meshkuj. 

Ndeshja, që për kronikë regjistroi fitoren e Teutës 98-86, pati një kulm të turpshëm kur pas një ballafaqimi lojtari i Tiranës Bruno Daliu goditi me grusht një prej arbitrave të ndeshjes, Jurgen Muho.

Lojtari jo vetëm e godet herën e parë, por siç tregojnë pamjet vijon në dhunimin, dhe duhet ndërhyrja e lojtarëve nga të dyja palët për të qetësuar situatën. 

Vlen të theksohet edhe fakti që një pjesë e mirë e tifozëve në pallatin e sportit, në vend që të tregonin solidaritet me të dhunuarin, filluan ta fyenin me epitete të rënda. 

Një reklamë absolutisht negative për sportin shqiptar ndërkohë që për çmendurinë e lojtarit të Tiranës priten masa të rënda disiplinore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT