Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Nikovski: Maqedonia nuk shkatërrohet pa luftë të re ballkanike

Maqedonia nuk ka alternativë tjetër përveçse të vazhdojë në procesin e bisedimeve për emrin. Ish-ambasadori i Maqedonisë në NATO, Risto Nikovski në një intervistë për “Press 24” thotë se momentalisht është krijuar përshtypjaj se procesi nën ndërmjetësin Metju Nimic është futur në qorrsokak. Nivovski thotë se problem janë pozicionet e Uashingtonit, duke theksuar se pas rënies së Jugosllavisë, SHBA-të për herë në histori janë kryesorët në Ballkan.

“Këtu, interesat e tyre afatgjatë,-thotë Nikovski,-i realizojnë përmes partneritetit strategjik me shqiptarët. Këtu qëndron problemi kryesor. Në Uashington, jo në Athinë.” Ish-ambasadori shprehet se pozicionet bullgare në Bruksel dhe bllokadat e tyre nuk janë befasi, por vetëm çështje kohe se kur do të ndodhin. “Politika e tyre shekullore se nuk ka maqedonas, gjuhë maqedonase… është testi final”,-thekson ai.

I pyetur nëse nuk mbyllet kontesti me Greqinë dhe ai me Bullgarinë se ku e sheh Maqedoninë në dhjetë vitet e ardhshme, Nikovski përgjigjet: “Edhe pa NATO-n dhe pa BE-në Maqedonia mund të zhvillohet në 100 vitet e ardhshme. Duhet të punohet që ata sa më shpejtë të kuptojnë se shkatërrimi i Maqedonisë nuk është i mundur pa luftë të re ballkanike, edhe pse ata prej brenda na shkatërrojnë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button