Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Reagon Uashingtoni: Janë partitë e opozitës ato që duhet të kërkojnë dialog

Një reagim i orëve të vona vjen nga Uashingtoni zyrtar në lidhje me situatën politike të Shqipërisë.

I kontaktuar nga emisioni “Real Story” në Vizion Plus, një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u shpreh se lajmet nga Shqipëria kanë qenë në vëmendjen e tyre dhe se janë në kontakt me aktorët e rëndësishëm të skenës shqiptare.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë dhe të shohim situatën sesi do të zhvillohet në vijim. Është me rëndësi primare që të respektohet ligjshmëria” – ka qenë deklarata e DASH sa i përket 30 Qershorit dhe hapave të mazhorancës mbi presidencën e Ilir Metës.

Ndërkohë, DASH shprehet se i përket partive të opozitës që të kërkojnë dialog me qeverinë për reformën elektorale.

“Sa i përket situatës politike, i bëjmë thirrje palëve të shmangen konfrontimet dhe të punojnë për të ardhmen e Shqipërisë. Partitë e opozitës duhet të kërkojnë një rrugë dialogu me qeverinë për reformën elektorale” – ka përfunduar zëdhënësi i DASH për “Real Story”.

Back to top button