Butrinti, Berati dhe Gjirokastra në listën e paketës më të shtrenjtë turistike, zgjat 2 vjet dhe kushton 990 mijë paund

Ne të gjithë kemi ëndërruar që të shtyjmë tej karrigen apo tavolinën e punës, të marrim një çantë dhe të blejmë një biletë që na shëtit anë e mbanë botës.

Por angazhimet që kemi në jetë, mundësitë financiare dhe shumë e shumë barriera të tjera, kanë venitur shpeshherë planet tona.

Por tashmë mund të marrim një shtysë, vetëm nëse kemi 990 mijë paund dhe 2 vjet leje pushimi. Një kompani britanike ofron pushimet më të çmendura në botë, të cilat zgjasin plot 2 vjet dhe kushtojnë 990 mijë paund.

Në këtë udhëtim gjatë, përfshihen 962 vende për t’u vizituar, të cilat janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Në këtë listë, natyrisht është edhe Shqipëria. Vendi ynë përfaqësohet nga Butrinti, qyteti i Beratit dhe Gjirokastra.

Padyshim që shifra prej 990 mijë paundësh është një shifër marramendëse për t’u paguar. Por kjo paketë, edhe pse e paarritshme, mjafton për të nxitur fantazinë dhe imagjinatën tonë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT