Raporti i KLSH: Fondet e huaja shkojnë për dieta, udhëtime dhe hotele

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbardh se si Ministria e Financave dhe Ekonomisë devijon fondet e investimeve të huaja duke i përdorur për udhëtime, dieta, fjetje apo trajnime.

Sipas TV Scan që bazohet në raportin e auditimit të KLSH, është konstatuar se fondet për projekte me financim të huaj paraqiten me keqklasifikim në raportimin për efekt buxheti në shumën 106 milionë lekë, ku raportohen si investime fonde të ekzekutuara në trajnime dhe konsulenca.

Shpenzimet në projekte për mbështetjen e turizmit, si shpenzime transporti, dieta, fjetje, apo akte ekspertimi, planifikohen dhe raportohen si investime në turizëm, keqklasifikim i konstatuar në shumën 7.9 milionë lekë.

Raporti thekson se bëhet fjalë për gabim të konstatuar që në fazën e planifikimit e deri në raportim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT