“Përplasja” mes delegacioneve/ Flet ministri i Kosovës: Serbia s’pranoi…

Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, e cila duhej të niste në orën 10:00 nuk është zhvilluar në orën e paracaktuar.

Shkak për këtë vonesë është bërë një problem mes delegacionit serb dhe atij kosovar.

Loading...

Delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë me delegacionin kosovar.

Në lidhje me këtë incident ka reaguar ministri i Kosovës, Fatmir Matoshi.

Në një reagim për mediat ai tha se Kosova nuk ka pranuar të përfaqësohet nën logon e UNMIK.

Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.

Ndërsa ministri i Shqipërisë, Blendi Klosi tha se problemi lidhej me protokollin.

Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, u shpreh ai.

Loading...
Back to top button