Kryemadhi e ka me ambasadorët: Shqipëria, shtëpia jonë, jo e tyre

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ndërsa marshonte së bashku me qytetarët për të shkuar drejt kryeministrisë, pas zhvendosjes që bënë nga Kuvendi, tha se protestat do të vazhdojnë deri në largimin e Ramës dhe plotësimin e dy kërkesave të opozitës.

Sa u takon ambasadorëve në vend, ajo tha se Shqipëria është shtëpia jonë, ndërsa shtoi se ambasadorët vijnë dhe ikin.

Loading...

“Reforma zgjedhore është një proces që nëse nuk garantohet shitblerja e votës, dhe përdorimit të bandave kriminale, ajo është e kotë. Nëse të gjithë këta ambasadorë që na flasin për demokracinë, do ju japin bukën e fëmijëve të tyre shqiptarëve?!… Ata vijnë dhe ikin. Shqipëria është shtëpia jonë jo e ambasadorëve”, ka thënë ajo.

Loading...
Back to top button