Jo vetëm në Tiranë, partitë opozitare ngrihen paralelisht në Serbi e në Malin e Zi (FOTO)
Në Serbi protestuesit akuzojnë Vuçiç si autokrat dhe kërkojnë largimin e tij. Po kështu në Mal të Zi opozita proteston kundër qeverisë ashtu si në Tiranë.

Teksa në Tiranë prej pothuajse dy orëve po protestohet nga ana e partive opozitare ku kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama dhe zgjedhje të parakohshme, protesta masive po mbahen paralelisht edhe nga opozita e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi.
Këta protesta në Ballkan kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare ku disa prej tyre si “Euroneës” dhe VOA kanë transmetuar edhe pamje live. Sipas mediave Euroneës, NYT, AP etj. nënvizojnë se në Serbi protestuesit kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç për shkak se ai është autokrat.
Ndërsa në Malin e Zi protestuesit pretendojnë se përbërbëjne pjesën më të madhe të vendit dhe po veprojnë pa ndonjë ndikim të jashtëm. Ndërkohë në Tiranë opozita akuzon qeverinë për lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionin, akuza këto të hedhura poshtë nga qeveria aktuale.