Jeta pa pellazgë

Nga Col Mehmeti:

Në shek. 19-të ka pas njifarë sensi “taksonomia” pellazge mbi prejardhjen e shqiptarëve. Aq ishin mundësitë e historisë si shkencë që i ndërtonte vlerësimet mbi lexime tekstesh historike e projektime të së tashmes në të kalumen. Nuk kishte as indoevropianistikë, as heuristikë.

Loading...

Historia e cilësimit aprioristik e taksonomik të shqiptarëve si pellazgë e meriton veç nji vështrim mbi evoluimin e saj dhe psehin e lindjes së saj.

Prej viteve 1840 e deri në vitet 1870, n’Greqi ka pas simpati për krijimin e nji monarkie dualiste heleno-shqiptare. Prandaj, tu nis prej Sathas-it e Paparrigopoulos-it, grekët e shqiptarët shiheshin si megjithatë të afërt, në mos edhe gjeneaologjikisht.

Ma vonë, ata sajuen hipotezën që shqiptarët janë vijuesit e banorëve parakë të Heladës – pellazgëve – kurse grekët vijues të banorëve të qytetnuem të Athinës, Tebës, Mikenës, Korinthit.

Epistemologjia e kësaj “teorie” zbulon sesa e instrumentalizushme ishte ajo në shërbim të idesë së krijimit të monarkisë dualiste greko-shqiptare.

Tu i esencializue shqiptarët si nji lloj specie troglodite, që paska mbetë “pellazge” në kohë-hapësinë, grekët fitonin “legjitimitetin moral” që me i qytetnue “barbarët” refraktarë. Fundja, edhe Venezillosi e pranonte faqe të gjithëve në Versajë se n’Epir, sidomos në zonat e kontestume, ka ma shumë shqiptarë se grekë.

Por shqiptarët – thojke ai – kanë ndërgjegjje greke dhe sot etnia âsht punë ndjesie ma shumë se gjuhe”. Riciklimi vulgar i “teorisë” pellazge në ditët e sotme âsht me i mshue shkelm nji pune shekullore albanologësh seriozë që kanë jep përgjigjje solide mbi etnogjenezën e shqiptarëve, “urheimat”-in e tyne gjuhësor, etj, etj.

Loading...
Back to top button