Incidenti diplomatik, Matoshi: Askush s’duhet të ëndërrojë të përjashtojë Kosovën. Klosi: Është një aktivitet i organizuar nga OKB

Konferenca mbi “Klimën në Ballkanin Perëndimor”, që do të mbahej në Tiranë ka sjellë një tjetër përplasje mes Kosovës dhe Serbisë.

Delegacioni serb nuk ka pranuar të rrijë bashkë me delegacionin kosovar, të dy të ftuar si pjesë e kësaj konference të rëndësishme.

Loading...

Kosova nuk ka pranuar të përfaqësohet nën logon UMNIK, pasi është shtet i pavarur.

Sakaq delegacioni serb nuk e ka pranuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Konference, e për këtë arsye janë larguar, duke mos dashur lejimin e Kosova si anëtare me të drejta të plota në Kombet e Bashkuara.

Pas incidentit diplomatik ku Serbia nuk pranoi të ulej në një tryezë me delegacionin kosovarë ka reaguar edhe ministri i Mjedisit i Kosovës.

Në një prononcim për mediat, Fatmir Matoshi, u shpreh se askush nuk duhet të ëndërrojë që ta përjashtojë Kosovën.

“Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë e përfaqësuar nën siglën e UMNIK-ut ose të personave të Kosovës të shoqëruar nga zyrtarë të UMNIK-ut, gjë që për zyrtarët e Kosovës është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë. Ne kemi shfrytëzuar mundësinë që të takojmë gjithë donatorët dhe të kërkojmë mbështetjen e tyre. Tashmë do të zhvillohet një konferencë vetëm në nivel teknik”, ka thënë ministri kosovar Matoshi”, u shpreh Matoshi.

Ndërkohë Ministri i Mjedisit Blendi Klosi tha se problemi lidhej thjesht me protokollin, por ishte iniciativë e Ministrisë së Mjedisit të Shqipërisë që edhe Kosova të ishte pjesë e tryezës.

“Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, ka personalitete të shquara të gjithë botës dhe institucioneve ndërkombëtare. Kur vjen puna te fondet, Kosova është pjesë e diskutimit. Për sa i përket rregullave të Kombeve të Bashkuara janë jashtë kompetencës sonë. Ne e bëmë ftesën sepse ishte e palogjikshme që të bënim konferencë për rajonin, pa praninë e Kosovës. Kishim një dakortësi me OKB-në dhe Serbinë, për zhvillimin e aktivitetit. Ajo që nuk u pranua nga organizatorët ishte prezenca me të drejta të plota të Kosovës, më detyroi dhe mua që të bënim 2 orë diskutime dhe negociata me ta. E rëndësishmja është që konferenca të zhvillohet. Tashmë Kosova do të jetë e pranishme me statusin e të ftuarit special”, u shpreh ai.

Loading...
Back to top button