Bërnabiç: Do ta çojmë Kosovën në Arbitrazh!

Serbia do ta dërgojë Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të taksës 100 % të vënë ndaj mallrave serbe.

Këtë ka konfirmuar për Klan Kosovën, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, e cila nuk po e pranon dot që edhe Kosova është pjesë e marrëveshjes për uljen e çmimeve të roaming në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Loading...

”Do e çojmë Kosovën në Arbitrazh”, ka thënë kryeministrja Ana Bërnabiç në përgjigjien e saj.Mediat serbe gjatë ditës raportuan jo zyrtarisht se Serbia është duke e shqyrtuar Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit për shkak të vendimit të tarifës 100%.

Loading...
Back to top button