Gjergj Luca ironizon akuzat për dhunë në “Fish City”, nxjerr Osmanin pa dhëmbë dhe thotë: Ky është i forti i Rozafës (HISTORIA E VIDEOS)

I vendosur në qendër të akuzave sot pas një videoje të botuar në rrjetet sociale për dhunë brenda qytezës së vogël Fish City, biznesmeni Gjergj Luca ka gjetur një mënyrë origjinale e plot humor për të thënë të vërtetën.
Nga ambientet e Fish City ai doli i shoqëruar me 8 të fortët e Rozafës. Bëhej fjalë për disa punonjës të firmës së sigurisë që kontrollojnë perimetrin brenda ambienteve të fabrikës.
Historia është e thjeshtë: tre vizitorë të Rozafa, pasi drekuan në restorant dolën për të parë godinat e prodhimit të Rozafës, ambiente, ku për shkak të masave të sigurisë dhe higjenës, kuriozët nuk lejohen të kalojnë.
Roja i sigurisë, një burrë i vjetër në moshë, u ka kërkuar vizitorëve të mos shkojnë në ato ambiente sepse nuk lejohet.
Siç duket nga video që publikon vetë Luca nga kamerat e sigurisë së objektit, roja është duke debatuar, dhe më pas të dy burrat janë konfrontuar me njëri tjetrin.
Osmani, burri i vjetër në moshë doli në kamera dhe tregoi ngjarjen. “Nuk është herë e parë që na shajnë e na fyejnë. Por të na shajnë nga familjarët, njerëz jemi”, tha Osmani.
Në video duket qartë që janë duke bërë fjalë dhe sherr.
Vizitorët më pas kanë marrë në telefon policinë. Oficerët kanë mbërritur pranë ambienteve të Fish City dhe ndërsa filmonin takimin me policët, akuzuan se “të fortët” e Rozafës i kishin masakruar me grushta.
Në fakt, nga gjithë ajo që dukej një skenë me të fortë, nuk kishte asgjë të vërtetë. Ishin thjesht punonjësit e moshuar të firmës së sigurisë që s’kanë as forcë e as fuqi të ziheshin me grushta.
Gjergj Luca është personazh më vete pastaj. Fama e tij me videot që prodhon po vetë, me debatet e forta që provokon, por edhe me podcastin e tij të fundit e vënë në qendër të vëmendjes. Ndaj dhe një ngjarje e tillë e regjistruar me video do të dilte, për të hapur një tjetër kapitull komentesh dhe reaksioni, pro dhe kundër. Që Lucën, duket sikur e argëton për videon më të re që do të nxjerrë.