Ish-zv.kryeministri i PD: Meta nuk e njeh Qeverinë e SHBA, as Enveri e Stalini s’kanë arritur deri këtu

Ish-zv.kryeministri i PD-së, Bashkim Kopliku, ka komentuar deklaratat e Ilir Metës gjatë protestës së mbajtur këtë të hënë.

“Sipas Ilir Metës, përfaqësues i Amerikës qenkan shqiptaro-amerikanët e mitingut, dhe jo Qeveria dhe Ambasada amerikane.

As Stalini e as Enveri nuk kanë arritur deri këtu”, shprehet Kopliku.

Vetë Ambasada e SHBA në Tiranë, u distancua nga Ilir Meta, pasi ky i fundit u shfaq me flamurin amerikan në dorë në protest.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT