Korçë, dyshohet se ka humbur jetën disa ditë më parë/ Gjendet pa shenje jete në shtëpi i moshuari

Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT