Vetëvendosje sfidon Amerikën: Do të vendosim reciprocitet të plotë ndaj Serbisë

Shefi i grupit parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi, në debatin parlamentarë për taksën ka thënë se ne duam reciprocitet të plotë tregtarë dhe ekonomik, kështu duke u deklaruar kundër aleatëve ndërkombëtar, konkretisht, Amerikës, të cilët kanë insistuar vazhdimisht që taksa dihet të hiqet tërësisht

Selimi ka thënë se qëndrimi i Vetëvendosje sa i përket kësaj temë është reciprociteti, kështu ai ka sfiduar administratën Trump, dhe përfaqësuesin special për bisedime Kosovës- Serbi, Richard Grenell, i cili ka insistuar vazhdimisht që të hiqet taksa menjëherë par pa mas të reciprocitet.

Ai ka përsëritur qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për këtë temë, ai është reciprociteti, ka thënë Selimi.

“Kryeministri tashmë e ka bërë të ditur qëndrimin, po ashtu qëndrimi i VV’së sa u përket raporteve tregtare ekonomike me Serbinë, që nga viti 2011 e deri më sot ne kemi qëndrim të njëjtë sa i përket kësaj çështjeje, duam reciprocitet të plotë, ekonomik, politik dhe tregtar me Serbinë”, shtoi ai.

“Seancës së jashtëzakonshme për debat parlamentar për produktet serbe dhe të Bosnjës, do të duhet t’i parapriste një projekt-rezolutë nga ana e thirrësit të kësaj seance, atë nuk e patëm rastin që ta shohim qysh në fillim. Megjithatë, kam drojën që nuk do ta kemi as në përfundim të kësaj seance.” është shprehur tutje Sellimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT