Ambasadorja shqiptare në Greqi nuk jep konfirmimin për mësimin e gjuhës shqipe

Ambasada shqiptare në Greqi mbylli këtë vit tre kurse të mësimit të gjuhës shqipte të ngritura nga vetë emigrantët. Në Greqi shqiptarët përbëjnë 64% të emigrantëve të juaj dhe mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët është një nevojë.
Në Hania të Kretës mësimit e gjuhës shqipe bëhen brenda në godinat e shkollave, por për vazhdimësinë e tyre duhet një shkresë nga ambasada shqiptare në Athinë, e cila nuk vajti kurrë. Kryetari i Komunitetit të Shqiptarëve në këtë zonë i ka bërë me dije ministrisë së Diasporës dhe asaj të Jashtme me në të dy shkresave të datave 15 janar 2019 dhe 11 prill 2019, se Bashkia e Hanias kërkon një konfirmim nga ambasada jonë në Greqi.
Më 23 shkurt të 2019-ës, ambasada shqiptare në Greqi, i kthen përgjigje Komunitetit të shqiptarëve në Hania, duke thënë se duhet t’i drejtohen një shoqate tjetër. Edhe pasi u bë kjo lëvizje, sërish konfirmimi nga ana e ambasadës nuk erdhi kurrë.
Shkrimi i plotë nga Shpëtim Zinxhiria
Nuk është “Fake Neës” po një realitet me protagonistë vetë ambasadën tonë në Greqi që me dashje apo për paaftësi mbylli këtë vit tre kurse të mësimit të gjuhës shqipe, të ngritura nga vetë emigrantët, që dikur funksionin në Iraklio, Profitilia, Malia, Qershonjëza dhe kohët e fundit në Hania.
Dihet që në Greqi shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj 64%, si dhe një nga sfidat e tyre është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Në Athinë dhe Selanik, Patra funksionojnë disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga vetë emigrantët, ndërsa nevojat ndihen akoma më të mëdha në shumë rajone të tjera edhe pse këto ende po bëhen me kontribute vullnetare nga vete emigrantët.
Praktikisht ne mungesë të një marrëveshje shtetërore midis dy vendeve këto kurse funksiononin sot përballë vështirësive si 20-të vite më parë në mungesë të gjithçkaje nga ana e shtetit shqiptar, që ende nuk është në gjendje as të sigurojë abetare. Por…?
Në Hania të Kretës këto lloj kursesh bëhen në godinat e shkollave të qytetit në bashkëpunim të komunitetit shqiptar me autoritetet vendore brenda një kuadri ligjor. Këshilli bashkiak e Hania me anën e një shkresë zyrtare me nr. 3852/2010 vendosi për vazhdimësinë e kurseve të mësimit të gjuhës shqipe. Por nga na tjetër për vazhdimësinë e kurseve duhet një miratim me shkrese nga Ambasada jonë në Athinë që mbështet këtë program mësimor, një kërkesë që Drejtoria Arsimore e Qytetit të Hanis u ja kërkon çdo komuniteti, por përgjigja e ambasadës sonë nuk vajti kurrë. Por…
Me anën e shkresave që mban datën 15/01/2019 si dhe 11/04/2019 Kryetari i Komunitet së Shqiptarve në Hania zoti Afrim Avdia, shoqatë e ligjëruar në Greqi, i ka kërkuar MEPJ dhe Ministrisë së Diasporës dhe Ambasadës në Greqi, se kërkohet nga Bashkia e Hanias një konfirmim nga ana e ambasadës sonë në Greqi, me qëllim se është në dijeni për vazhdimësinë e kursit të dytë ( pra viti i dytë) për marrjen e lejes.
Duke mos marrë përgjigje nga komuniteti shqiptar, Bashkia e Hanias i dërgon një e-mail ambasadës shqiptare për konfirmim gjë që nuk u bë.
Më 23/02/2019, pas një muaji Ambasada Shqiptare në Greqi i kthen një përgjigje Komunitetit së Shqiptarëve në Hania se kërkesa duhet të paraqitet pranë një tjetër shoqatë, me anën e Lidhjes së Mësuesve të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe. Pra për të marrë konfirmimin duhet që kjo shoqatë ti drejtohet shoqatës tjetër për tu marrë në konsideratë.
Po dhe kjo u bë nga ana e Komunitetit Shqiptar së Hanias dhe konfirmimi i Ambasadës sonë nuk u bë kurrë, pasi interesat e ambasadores Hobdari me një kryetar të një shoqate tjetër ishin më të forta se lëshimi i konfirmimit që fëmijët shqiptar të vazhdonin për së dyti vit radhasi kurset e gjuhës shqipe.
Pra sipas logjikës së kësaj ambasadore është që edhe bashkia e qytetit të Hanias duhet që kërkesën ta dërgojë te Lidhja e Mësuesve Shqiptarë dhe jo në ambasadë, në një kohë kur shoqatat kanë veprimtari shoqërore.
Po Komuniteti Shqiptar ne Hania me nën e një shkrese me firmë dhe vulë i kthen përgjigje ambasadës se Lidhja e Mësuesve është një shoqate ashtu si edhe ata dhe nuk njihet nga Bashkia e Hanias ligjërisht autoritetin e saj…
Sipas shoqatave organizatore në Kretë, këto kurse u mbyllën pasi ambasada shqiptare në Greqi nuk kishte dëshirën dhe vullnetin politik që këto kurse te vazhdonin mësimin e gjuhës shqipe. Askush nuk di arsyen e vërtetë përse ambasada shqiptare në Greqi, nuk i është përgjigjur kërkesës për vazhdimësimin, kërkuar nga bashkia e Hanias dhe autoritet vendore.
Por kjo gjë nuk u bë, askush nuk di te vërtetën, por të dhëmb kur shikon se me sa mundim u hapën dhe me sa lehtësi ambasada u mbyllën. Por fakti është se sot ne Krete ku jetojnë rreth 30-35 mijë shqiptarë nuk funksionon asnjë kurs, kjo falë ambasadës që bëri atë që nuk duhej bërë.
As shkresat zyrtare te Bashkisë se qytetit, as ato te Komunitetit shqiptar nuk bindën zonjën Adriana Hobdari të lëshonte atë të shkretë konfirmim, për vazhdimësinë e kursit për vitn 2018-2019. Nepotizmi Made in Albania i duroka këto lloj skandalesh. Por…Jo pak herë kam deklaruar se kjo zonjë është anti-shqiptare me kuptimin e plotë të fjalës…
Dëmi u bë për këtë vit, po dikush duhet të mbajë përgjegjësi… Asnjë kurs për mësimin e gjuhës shqipe nuk funksion për këtë vit mësimor. Shkresat zyrtare janë dëshmi të cilat askush nuk mund t’i mohojë dot, duke shtuar akoma më shumë skandalet e kësaj përfaqësie.