Zgjedhjet e pjesshme lokale, Alesia Balliu: Sa të jetë Berisha, PD s’do marrë asnjë bashki!

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-kandidatja për deputete, Alesia Balliu tha se PD nuk do të marrë asnjë bashki në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

E ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ajo tha se Berisha zgjodhi një kandidat për Tiranën i, cili nuk është as pjesë e strukturave të Partisë Demokratike.

“Demokracia e garës nuk ekziston në PD, Berisha tha do jetë ky kandidati dhe nëse doni e pranoni. Por ai nuk është kandidat politik, nuk është anëtarë i PD dhe as pjesë e strukturave të PD. Në këtë parti shkohet nga humbja në humbje pa bërë asnjë lloj analize.

Opozita është e kapur nga Berisha dhe PD nuk do të ketë asnjë bashki që do të fitohet nga kjo parti në këto zgjedhje, sa kohë të jetë Berisha në krye të asaj parti çdo kandidatë që të jetë nuk do të mundet dot që të fitojë”, tha ajo.

Balliu tha se Partia Demokratike do të marrë humbjen më të thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale.

“Unë shoh në garë vetëm PS, kurse PD ka nxjerr të pavotuarit e popullit për humbjen e radhës. Kur Berisha erdhi në PD bëri dy premtime që ishin neni Basha, ai që humbet zgjedhjet të japë dorëheqjen dhe nuk do të bllokonte zgjedhjet.

Ne sot jemi pa përfaqësim në zgjedhje dhe ky është bllokim. Vuri kandidat Binajn, i cili e ka nisur fushatën me mashtrim për fotot në aktivitetin me Erion Veliajn dhe tha se nuk e do Berishën në fushatë.

Ai nuk është pjesë e strukturave të PD dhe unë mendoj se do të ketë humbjen më të madhe, mbi 100 mijë vota minus. Ai nuk përfaqëson PD dhe është i komanduar i Berishën për të justifikuar humbjen e radhës”, tha ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT