Dinastia e vëllezërve Keta nga Bulqiza, kampionë bote në kikboks

Halil RamaTek vëllezërit Ismail, Gjetan e Ferit Keta, karriera përmban ndershmëri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim, siç mund të arrijnë sukses disa njerëz të famshëm. Duke u fokusuar tek familja, gjyshi, fshati, vështirësitë ekstreme, rrëfimet e tyre gjenerojnë mesazhe paqendjellës që çlirojnë energji dhe dritë shprese tek fuqia e suksesit të njeriut, thyerja e tabuve dhe afirmimi i të jashtëzakonshmes.Është rast i rrallë, ndoshta unikal në historinë e sportit, që nga e njëjta familje të dalin tre kamionë botërorë. Ata janë Ismail, Gjetan dhe Ferit Keta, tre vëllezër kampionë bote në sportin e kikboksit. U rritën me lavdinë e kombit, tani kombi lartësohet me lavdinë e tyre. Të tre vëllezërit e dinastisë Keta nga Bulqiza, me një histori të interesante edukimi dhe rritjeje.Karshi fshatit Kocaj, vendlindjes së tyre, vendi i luftërave legjendare të Skënderbeut, do të ishte modeli mendor udhëheqës në koshiencën e kampionëve botërorë. Në galeritë e kromit, në shpat të malit do të shfaqej imazhi epiko-heroik i minatorëve, karvani i të cilëve ngjitej në kolonat e puseve për të zbritur në nëntokë me kilometra, në kërkim për të nxjerrë nga barku i malit kromin e florinjtë, duke të ngjarë si heronj legjendash. Ky mjedis që bashkon legjendën me të vërtetën do të farkëtojë tek dinastia sportive këta virtyte të mëdha. Gjithkush ndjehet krenarë tek i sheh ata t’i demonstrojnë këto virtyte në arenën e ndeshjeve, por edhe në intervista brilante nëpër televizione të vendit e botës dhe në takime me presidentë, kryeministra e kryebashkiakë të Mynihut, Tiranës, Dibrës e Bulqizës. Të thjeshtë gjer në madhështi, mbresëlënës për qindra mijëra shikues e teleshikues, falë bukurisë fizike e shpirtërore por dhe aftësive komunikuese me publikun. Tek vëllezërit Ismail, Gjetan e Ferit Keta, karriera përmban ndershmëri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim, siç mund të arrijnë sukses disa njerëz të famshëm. Duke u fokusuar tek familja, gjyshi, fshati, vështirësitë ekstreme, rrëfimet e tyre gjenerojnë mesazhe paqe ndjellës që çlirojnë energji dhe dritë shprese tek fuqia e suksesit të njeriut, thyerja e tabuve dhe afirmimi i të jashtëzakonshmes. Po. Ata janë me të vërtetë të jashtëzakonshëm, të rrallë, kampionë bote, sportistë me famë botërore. Intervistat, apo qoftë dhe rrëfime rastësore të tyre janë një gjendje-premise që emetojnë emocione estetike pozitive në kuadrin e të madhërishmes dhe bukurisë morale të qëndrimeve dhe vlerave që ndan protagonisti me audiencën… Kjo për faktin, se në shumë ndeshje, përballë rivalëve shumë të fortë nga vende të ndryshme të botës ata e kanë bërë Mynihun të flasë shqip.Dy vëllezër kamionë bote në harkun kohor të tre muajveMë i riu i tyre, Feriti u shpall për herë të parë kampion bote në kikboks mbrëmjen e 8 dhjetorit 2018, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Mynih. Para tre muajsh, më 8 shtator në Dibër të Madhe u mbajt një eveniment ku Ferit Keta u ndesh me turkun Fatih Karakus dhe ai fitoi. Por, turku nuk u ndal me kaq dhe shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale duke kërkuar revansh, ku vuri në ring titullin kampion bote që mbante. Keta pranoi dhe u ndeshën në Mynih të Gjermanisë dhe përfundimi ishte i njëjtë: Keta triumfues, por tashmë me vete mori edhe titullin kampion bote.Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.Pas kësaj fitoreje, kolegu ynë Methasani ka ndarë me miqtë e tij të shumtë, jo vetëm në Shqipëri por në hapësirën mbarëshqiptare në botë, emocionet e papërsëritshme të mbrëmjes së 8 dhjetorit 2018, ku pas një dueli krejtësisht jo të barabartë sa i përket peshës së sportisteve, pasi sportisti turk ishte 9 kg më i rendë, – standard ky që në kushte normale nuk duhej zhvilluar dueli.Tre muaj më parë, me 8 shtator 2018, në Dibër të madhe, kryefjala e asaj mbrëmjeje do te ishte Mike Gjetan Keta dhe sfida për të marrë titullin botërorë në federatën ËBU, në peshën +72kg. Në renditjen e federatës për titull botëror në boksin profesionist qëndronte boshnjaku Sladan Janjanin, që kishte 28 ndeshje në portofolin e tij nga të cilat 25 fitore/19 me k.o. Ndërsa Gjetan Keta, kishte në total 26 ndeshje nga të cilat 22 fitore/18 me k.o. U zhvillua një “dyluftim” spektakolar sportiv, ku në fund të tij, boksieri shqiptar Gjetan Keta, u shpall kampion botë në peshën 72 kg në federatën ËBU. Menjëherë pas ndeshjes ai ka thënë: “Pa ju nuk mund t’a merrja këtë fitore, jam stërvit fort për tju bërë ju krenar, dhe për të fituar ndaj një kundërshtari me eksperiencë në ring. Ju jam shumë mirënjohës! Kudo që të shkoj do t’a ngrejë më lart flamurin tonë kuqezi”-ka thënë Keta pas fitores së titullit.Ismaili, “pedagogu” i vëllezërveNjeriu, në jetë, arrin atë që beson më shumë. Kështu ka ndodhur me Ismail Ketën, tre herë kampion bote në kikboks: më 2011, 2012 dhe 2013. Ai tani është pedagog, mjeshtër, për studentët e tij. Përgjërimi ndaj prindërve, paraardhësve të tij është aksesi i edukatës dhe ndërveprim i individit në mjedisin familjar, plot dashuri, mirënjohje dhe rivlerësim identitar. Ai është një mit, një legjendë e kohës sonë moderne që na frymëzon me shqiptarizëm, pikërisht tani kur kemi nevojë më shumë për të qenë vetvetja.Hapja dhe njohja me botën e qytetëruar, përshkallëzoi në mënyrë të shpejtë ngritjen drejt objektivit final të sportistit. Tek Ismaili, karriera përmbante ndershmëri e realizëm pa asnjë manipulim e përgënjeshtrim siç mund të arrijnë sukses disa njerëz të famshëm.Ismaili, Bulqiza dhe Kombi – një trekëndësh mbi të cilin vërtiteshin mesazhe të fuqishme kombëtare, morale dhe estetike.Kushdo ka simpati për njerëzit e shquar. Kjo ka qenë motoja njerëzore në shekuj. Rasti i vëllezërve Keta, kampionë bote na dëshmon se madhështia që i përket akteve të mbështetjes tek vetvetja zakonisht shndërrohen në idol.Njeriun e shpjegon historia e tij. Muza e historisë qe ndikuese në projektimin psikomoral të personalitetit të tij. Përgjigjen e jetës nuk e gjeti në libra, e zhvilloi vetë. Ismaili rrëfen histori vetjake, mbresa, mesazhe, emocione… Gjëja më e rëndësishme në botën e vlerave të njeriut është shpirti aktiv. Ismaili u rrit dhe u edukua në një mjedis me nxitës mjedisorë ekstrem. Klima dimërore e ashpër e Bulqizës, me akujt dhe acarin që zgjat me muaj, me murlanin dhe suferinën që ngrenë tornado pështjelluese përgjatë fushës, ku qëndrojnë të pa shkulur nga toka, vetëm Gurët e Skënderbeut, kërkojnë të përgatitesh që fëmijë për një mbijetese sakrale. Tek Ismaili, fuqia fizike shkon në harmoni me fuqinë morale. Ata janë ene komunikuese që furnizojnë njëra-tjetrën. Krenaria kombëtare ishte stimuli nxitës.Edukimi familjar dhe shpirti human“Përveç edukimit familjar, sportet e boksit ndikuan shumë në formimin tim.. Në këtë lartësi jam falë mbështetjes së familjes dhe të gjithë shqiptarëve, të cilëve u jam mirënjohës dhe do t’ua shpërblej në edukimin e fëmijëve të tyre”,-shprehet kamioni Ismail Keta. Sipas tij, kjo është arsyeja e hapjes edhe në Shqipëri të “shkollës” së kikboksit. Dhe gjikund ka me vete si pjesë të qenies së tij portretin e Heroit tonë kombëtar, Skënderbeut. “Dua të jem shembull për fëmijët e mi, t’i edukojë me ndjenjën e krenarisë kombëtare. Ku ka më mirë se shembulli i Heroit tonë kombëtar?!Falë kësaj krenarie e obligimit për Heroin organizoi eventin duel në themel (rikthim, sepse edhe Skënderbeu u rikthye fillimisht në Dibër…..). Më tej duke u ndalur tek përgjegjësia për pasardhësit, Ismaili pohon se si më i madhi i fëmijëve ka detyrë të jetë shembull për ta….Por edhe mësuesi e trajneri i tyre.. “Çdo gjë rodhi mirë dhe vëllezërit, Gjetani e Feriti më ndoqën me suksesin e tyre. Me Gjetanin, paksa “kokëfortë” më është dashur shumë punë si në ring edhe gjatë stërvitjes e mësimit. Pas 15 vitesh edhe ai tani është në pikën më të lartë.Për Ismailin, të bësh mirë është detyrë njerëzore, ndaj për këtë ai nuk don të heshtë. “Falë reputacionit te miqtë e mi jam në hapat e para për të krijuar një institucion bamirësie, ku natyrisht vendlindja ime Bulqiza dhe tërë Shqipëria janë fokusi im. Ngaqë kam parë dhe shoh fëmijë e prindër duke vuajtur jam i gatshëm të bëj të pamundurën në ndihmë të tyre”,-shprehet Ismaili. Ndërkohë ai pohon se janë të gatshëm të aderojnë në këtë institucion bamirësie, institucione e emra të spikatur të një shoqërie të gjerë, sidomos mjekë, akademikë etj., të cilët kanë prekur nga afër bujarinë e shqiptarëve por edhe dhimbjen e një realiteti tronditës në një vend kaq të bukur si Shqipëria me resurse të shumta natyrore e njerëzore.Disa muaj më parë, falë bashkëpunimit me Fondacionit “Project Cure” arriti të sigurojë 400 pajisje për spitalin e Kavajës në shumën 400 mijë Euro. Duheshin 23 mijë Euro për transportin e tyre..Kishin mbetur për 12 mijë euro dhe ato i dhuroi vetë Ismaili.Ai është mjeshtër i qeverisjes së fuqive të tij fizike. Këmbëngulja mund gjithçka thonë të urtët. Demokracia, çlirimi i lirive politike dhe shpirtërore, krijoj shanse të reja edhe për perspektivën konkurruese të Ismailit. Hapja dhe njohja me botën e qytetëruar përshkallëzoi në mënyrë të shpejtë ngritjen drejt objektivit final të sportistit. Ky kampion i madh e do Shqipërinë dhe e nderon flamurin më të bukur në botë. Faleminderit Ismail Keta, që na bën të ndjehemi krenar!/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT