Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë…

Ethet e Nilit kanë hyrë edhe në Shqipëri pasi më 1 gusht është diagnostikuar rasti i parë me këtë sëmundje në qarkun e Korçës.

Për këtë ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila është shprehur se ISHP po monitoron situatën.

“ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës”, thuhet mes të tjerash në reagim.

Autoritetet nënvizojnë se edhe më parë janë regjistruar raste me këtë virus dhe se nuk ka vend për panik.

Reagimi i plotë:

Gjatë monitorimit sistematik dhe intensiv të infeksionit nga Virusi i Nilit Perëndimor (ËNV) në vend, vetëm gjatë dhjetëditëshit të dytë të muajit gusht u evidentua rasti i parë për vitin 2026, në qarkun e Korçës.

Që nga fillimi i muajit janar 2026, janë testuar 30 mostra të rasteve të dyshuara për infeksion nga ËNV, të cilat kanë rezultuar negative. Rasti i evidentuar, përbën rastin e parë të konfirmuar në Shqipëri për vitin 2026.

ISHP po vijon survejancën epidemiologjike në njerëz, hetimin epidemiologjik dhe entomologjik të rastit të konfirmuar dhe monitorimin e situatës.

Në Shqipëri, infeksioni nga ËNV është dokumentuar edhe më parë. Në vitin 2024 janë raportuar 107 raste të konfirmuara dhe 50 raste të mundshme, ndërsa në vitin 2025 janë raportuar 2 raste të konfirmuara”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT