VIDEO: Kryebashkiaku i Tepelenës, këngë për Enverin (reagimet)

UPDATE – Tërmet Peçi i këndon Enver Hoxhës nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.Kjo ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti fill pas një koncerti – raporton DITA.“Enver Hoxha kapedani legjendar, bëre Shqipërinë vigane,”janë disa nga vargjet e këngës.Pas publikimit të videos ka reaguar deputeti i PD, Tritan Shehu duke i kërkuar kryeministrit shkarkimin e PeçitSipas Shehut ky është “skandal dhe turp i vertetë”.Pas kësaj është përgjigjur edhe vetë Peçi:“Gjithçka ishte në kuadër të festimeve. Nuk kishte asgjë tjetër. Sa për reagimin e deputetit të PD-së, për këtë qark, Tritan Shehut, do e pyes pse nuk erdhi dje në aktivitet? Le të më heqin, s’merrem me këtë histori”, ka thënë ai.n.s. / dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT