Ngjela për “aktin normativ”: Nuk mund të jenë kryeministra njerëz të tillë joprofesionalë

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot në lidhje paketën anti-KÇK dhe ka kërkuar largimin e Edi Ramës. I ftuar në “360 Gradë” në Rtv Ora, Ngjela tha se Rama nuk mund të nxirrte akt normativ pa hequr gjendjen e jashtëzakonshme për tërmetin.

Në gjendje të jashtëzakonshme në asnjë vend të botës nuk nxjerr dot akt normativ. Ky nuk e ka hequr gjendjen e jashtëzakonshme. Por nxjerr akt normativ. Ka ardhur koha që njerëz të tillë joprofesionalë nuk mund të jenë kryeministra të Shqipërisë. Se bëjnë gabime të tilla. Edhe ai tjetri mjek ishte, nuk e  bënte dot. Pse?

Këshiltarët e tyre u thonë: Po, po ashtu bëhet.Në këtë gjendje që është Shqipëria do të ketë qeveri profesionale të nivelit të lartë. Shqipëria nuk prodhon dot asgjë për eksport. Nuk është gjendje normale që një shtet sot të jetojë me remitancat e emigrantëve. Nuk e ka aftësinë për të drejtuar një shtet që ka këto konflikte të brendshme”, u shpreh Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT