“Më kërcënohet jeta në Shqipëri”, Panajot Barka flet për mediat greke pas sherrit me Spartak Ngjelën

Mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të madhe debatit që u zhvillua një javë më parë në emisionin “360 Gradë” në Ora News.

Debati do të hapej me deklaratën e historianes Elena Kocaqi, e cila tha se “Grekët janë shqiptarë”.

Menjëherë pas deklaratës pati një përplasje mes Spartak Ngjelës dhe Panajot Barkës, ku ky i fundit u më largua nga studioja televizive.

Gazeta greke “Protothema” shkruan duke iu referuar Barkës se shqiptarët janë të rrjedhur dhe ushqejnë ndjenja nacionaliste, ndërsa e quan Spartak Ngjelën si shqiptar me origjinë greke.

Gazeta greke, shkruan:

Duke mashtruar, historiania shqiptare Elena Kocaqi thotë: Po çfarë grekësh? Ata nuk janë grekë, por arvanitas që kanë turp të thonë që jemi shqiptarë. Më thoni sa grekë kanë luftuar kundër osmanëve në Greqi?”
Nga ana tjetër, Barka është shprehur për gazetën:

Pastaj u përpoqa të thoja disa të vërteta mbi grekët. Pas kësaj kam marrë shumë kërcënime me jetë dhe fyerje”
Media greke citon më tej Barkën:

Duke përdorur një përzierje të miteve të rreme dhe të folklorit, ata u përpoqën të justifikonin pikëpamjet ekspansioniste. Arvanitët janë grekë që flasin gjithashtu gjuhën arvaneze (jo shqiptarët) dhe nuk kanë lidhje me shqiptarët. Ju nuk do të gjeni një arvanit në Greqi që do të thotë se ai është shqiptar. Unë shpjegova se termi” Shqiptar “është një term i ri i paraqitur në shekullin 18-19 dhe se shqiptarët, jo arvanitasit, u shfaqën në Epir në shekullin e 14 me Stefan Dushanin serb. Territoret që nacionalizmi shqiptar pretendon sot janë territore të ish Perandorisë Osmane, i përkisnin popujve të tjerë”
Barka u largua nga emisioni pas përplasjes së fortë që pati me Ngjelën, duke çuar dhe në ofendime e sharje mes tyre./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT