Ligji i ri,emigrantët duhet të zgjedhin,ose nënshtetësi greke,ose shqiptare,JO të dyja!

E kishin fjetur mendjen emigrantët shqiptarë në Greqi dhe ëndërronin…

të ishin me dy nënshtetësi,por qeveria e re greke ua prishi planet.

Sipas të dhënave të para që qarkullojnë në korridoret e Ministrisë së Brendshme,thuhet se shtetasit e huaj që do kërkojnë nënshtetësinë greke,do të duhet të braktisin nështetësinë e vendit të tyre.

Kjo është një dilemë e madhe,pasi do jenë ose grekë,ose shqiptarë,të dyja nuk mund ti kenë.Nga ana tjetër,kjo është një minus i madh për Shqipërinë,pasi shumë shqiptarë që janë stabilizuar në Greqi,do preferojnë të bëhen grekë,pasi nuk po shikojnë zhvillim në vendin tonë dhe riatdhesimi as që u kalon në mendje.

Për vetë faktin se Greqia ka qeveri koalicioni,është e sigurtë se ligji i ri do kalojë me shumicë votash.

Përsa i përket fëmijëve të emigrantëve ,ligji i ri pritet tu japë nënshtetësinë kur ata mbushin 18 vjeç dhe jo nqë kur lindin sipç ka qenë në lidhin e PASOK-ut.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT