Kohë pandemie/ Mbi 1 milion telefonata drejt 112-s. Ja për çfarë pyesin më shumë qytetarët

Mbi 1 milion telefonata janë regjistruar drejt numrit 112 dhe këtu hyjnë edhe raportimet pranë Komisariatit Dixhital, në kohën kur vendi po lufton kundër pandemisë së COVID-19, bëjnë me dije burimet për gazetaren e Top Channel Anila Hoxha.

Kreu i komisariatit dixhital dhe numrit pa pagesë 112 Klodian Bilushi tha për gazetaren Anila Hoxha se gjatë periudhës së CoVid-19 telefonatat e marra kategorizohen si më poshtë :

• Rreth 100 njoftime kanë ardhur për çështje që lidhen me Konflikte apo mosmarrëveshje .

• 140 njoftime të tjera për zhurma apo shqetësime nga komshiu .

• 250 njoftime për persona që kanë dalë pa autorizim apo edhe për grumbullime njerëzish.

Po ashtu 2500 masa administrative janë marrë, tek të cilat bëjnë pjesë masat për heqje të lejes së drejtimit për persona që lëvizin me automjet pa arsye emergjence, për persona që lëvizin në këmbë , biçikletë edhe këta të fundit pa arsye emergjente dhe jashtë fashës së orareve të lejuara.

Bilushi tha për Top Channel se disa nga pyetjet me të shpeshta të qytetarëve janë mbi atë se: kur janë fashat e orarit të sakta, leje për të shkuar te pindërit pasi i kanë të sëmurë , si mund të kthehen në shtetet e huaja pas bllokimit nga pandemia në vend; a lidhen simptomat aktuale që kanë me ato të CoVid-19; kur do të hapen kufijtë apo edhe në se ka një datë se kur do të dilet lirisht.

Nga ana tjetër bën me dije ai, një fluks shumë i madh telefonatash janë për lëvizjet e personave që kanë probleme shëndetësore dhe kërkojnë të ikin drejt spitaleve si për shembull: gra shtatzënë apo dhe të tjerë me probleme të tjera shëndetesore.

Thënë gjthë këto, Bilushi bën thirrje që nisur nga fluksi i madh i telefonatave, qytetarët do duhet të presin në linjë në mënyrë që të lidhen me operatorët e 112 dhe jo të mbyllin telefonin kur ju del sekretaria e 112.

Kjo për shkak të fluksit të madh të telefonatave dhe komunikimet e gjata midis operatorit dhe qytetarit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT