NEGOCIATAT: Mosmarrëveshje mes ministrave të Jashtëm të BE, hiqet nga rendi i ditës Shqipëria dhe Maqedonia
Mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, nuk ka shqyrtuar çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Mosmarrëveshjet midis përfaqësuesve të vendeve, sollën përplasje gjatë takimit duke bërë që tema e integrimit të Ballkanit Perëndimor të shtyhej nga rendi i ditës.
Mësohet, se çështja e negociatave nuk është shqyrtuar në mbledhje.
Ndërkohë, vendimi i plotë mbi negociatat pritet në datën 28 qershor ku vendet anëtare do të votojnë mbi rrugën europiane të Shqipërisë dhe Maqedoisë./ZgjohuShqiptar.info