Mjeku: Ja pse Covid-19 u shfaq më butë në Shqipëri, rihapja e disa aktiviteteve paraqet risk

Në ditë si këto, të gjithë jemi sy e veshë nga mjekësia.

Mjeku Ilir Alimehmeti, thotë se nisur nga ecuria e deritanishme e virusit Covid-19 në vendin tonë duket se jemi duke hyrë në platonë e kurbës, por kjo sipas tij nuk do të thotë se do të kemi një rënie të menjëhershme.

“Nëse mund t’i themi plato kësaj tonës. Rritja jonë ka qenë lineare. Në nuk patëm asnjëherë një rritje rastesh me Covid-19. Kanë qenë të njëjtat shifra pothuajse çdo ditë. 20 raste në ditë si mesatare nuk është ndonjë shifër shqetësuese. Tek ne epidemia është shfaqur më butë. Qëndrojnë disa hipoteza që thonë se njerëzit në vende si Shqipëria janë pak më imunë. Megjithatë masat tek ne ishin shumë më shpejt në kohë në krahasim me Italinë. Kjo mund të ketë dhënë efktin e rafshimit të kurbës”.

Nga ana tjetër, i pyetur lidhur me masat e para liruese që duhen marrë kur të dalim nga gjendja e pandemisë, ai theksoi faktin se me rëndësi është që të mos kuptohej se kjo hapje nuk është një çelës dritash.

“Duhet të vijë shumë ngadalë, duke i dhënë kohë që të kuptohet nëse këto lehtësime janë OK, a duhen shtuar të tjera. E para ekspozimi i njerëzve më aktivë nga ana imunitare, nuk mund të bëhet hapja duke nisur nga moshat e vjetra. Hapja më shumë e orareve të lëvizjeve, hapja e disa aktiviteteve jopublike, baret, restorantet etj, paraqesin ende risk”,thotë ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT