Fake News/ Çarja në bulevardin kryesor të Durrësit nuk është shkaktuar nga tërmeti

Një fake news po qarkullon në shumë media se tërmeti me magnitutë 4.5 të shkallës rihter i cili ka shkaktuar një çarje kryesore të bulevardit kryesor të Durrësit.

Gazetarja Anila Hoxha në një lidhje live në Open në Top Channel intervistoi banorët e Durrësit të cilët u shprehën se kjo çarje nuk është shkaktuar nga tërmeti.

“Kjo nuk është shkaktuar nga tërmeti. Kjo çarje këtu në rrugë ka 6 muaj. Pak kohë pasi u bë ndërtimi u bulevardit u bë kjo çarje. Është krijuar nga cilësia e dobët e punimeve”- u shprehën qytetarët.

Edhe inxhinieri i sizmologjisë Markel Baballeku i ftuar në Open në Top Channel tha se kjo nuk është çarje e krijuar nga tërmeti.

Lajmi është fake i cili është bërë me qëllimin për të kapur pak më shumë audiencë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT