Shkon në Gjykatën sportive të CAS zgjedhja e Dukës në krye të FSHF
Tashmë është zyrtare dhe e konfirmuar nga vetë Bashkim Fino: Asambleja e fundit Zgjedhore e FSHF-së është çuar në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv) në Lozanë të Zvicrës.
Kandidati për president që doli i humbur nga votimi i 7 shkurtit, ka dorëzuar kërkesën e tij për ta cilësuar të pavlefshme asamblenë e fundit, ku argumentet më të forta janë shoqatat sportive të paregjistruara dhe personat e paautotizuar për të drejtë vote.
Bashkim Fino nuk është i vetëm në këtë betejë. Edhe disa nga kandidatët për në Komitetin Ekzekutiv kanë ankimuar vendimet e Asamblesë së fundit zgjedhore.
Sipas tyre, në proces ka pasur problematikë të gjerë, ku janë shmangur me dashje fitues realë për t’u hapur rrugën në KE personave të tjerë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!