Çelja e negociatave, Meta e Basha: Sa më shpejt të përmbushim kushtet

I pari që ka mbështetur vendimin për çeljen e negociatave në Shqipëri është kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Me anë të një statusi në rrjetet sociale theksohet se përmbushja e kushteve për nisjen e tyre, ëstë në doreen politikës për t’i përmbushur.

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre. Sa më shpejt të plotesojmë detyrimet aq më parë do të bejmë realitet ëndrrën e shqiptarëve”, shprehet Basha.

Komisionieri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi  bëri të ditur se është arritur marrëveshja mes vendeve të BE-së për hapjen e negociatave.

Edhe presidenti Ilir Meta pati një reagim pas vendimit për nisjen e negociatave me BE-së dhe Shqipërisë. “Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh! Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!”, shkruan kreu i shtetit në rrjetet sociale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT