“Rikthimi i Berishës, një lloj modeli Berlusconi”
Ish-anëtari i Partisë Demokratike, Neritan Ceka ka komentuar në emisionin “Kjo Javë” situatën e krijuar brenda kësaj force politike pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Ai thotë se e rëndësishme për ringritjen e Partisë Demokratike është mbledhja e të gjithë forcave.
I pyetur nëse rikthimi i Sali Berishës do të ringrinte PD-në, Ceka thotë se sipas tij një lëvizje e tillë nuk duhet të ndodhë, sepse rrezikon që partia demokratike të rrëzohet edhe më poshtë.
Për këtë ai ka përmendur edhe rastin e zgjedhjeve në Itali, duke e krahasuar me rikthimin e Berlusconit.
“Është a-historike, kjo nuk ndodh. Unë e kam përshëndetur dorëheqjen e Berishës si një akt qytetar. Rikthimi i tij mund të jetë i rrezikshëm. Është një lloj modeli “Berlusconi” dhe sa herë që kthehet lideri për të rikandiduar në zgjedhje, ai humbet. Kjo mund të ndodhë dhe në Shqipëri. Ndaj nuk e mendoj këtë si zgjidhje”, u shpreh Neritan Ceka./ZgjohuShqiptar.info