SPAK sekuestron tenderin e Porto-Romanos, u shpall fitues pa garë

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka sekuestruar dosjen për tenderin 17 miliardë lekë, të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos.

Në buletinin e Agjencisë së Prokurimeve Publike, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve ka shpallur fitues pa garë bashkimin e operatorëve ndërmjet kompanisë shqiptare “Victoria Invest International” dhe asaj italiane, “De Mare” srl.

Ajo çfarë vihet re është se fitimi i një prokurimi të tillë miliarda lekësh është zhvilluar pa garë por me procedurë prokurimi “me negocim, pa shpallje paraprake”, duke e argumentuar për shkak të nevojës ekstreme në të cilën ndodhemi, pas ngjarjeve të shkaktuara nga tërmeti i datës 26 nëntorit.

Ky argument, si edhe i gjithë tenderi për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos, krijon dyshime për një proces të paracaktuar.

Sipas News 24, ky prokurorim publik 17 miliardë lekë të zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për mbylljen e landfillit të Porto-Romanos ku është shpallur fitues bashkimi I operatorëve  “De Mare” srl dhe “Viktoria Invest International”, në një procedurë të mbyllur, nga ato që konsiderohen “me negociim, pa shpallje paraprake” është sekuestruar këtë fillim jave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT