“Nuk po kërkojmë dhuratë e as favor, çeljen e negociatave e meritojmë”

“Shqipëria nuk po kërkon ndonjë dhuratë, as një lloj favori që nuk e meriton, po kërkojmë thjesht çeljen e negociatave sepse e meritojmë, kemi bërë një nga një çdo gjë që është shkruar në fletoren e detyrave tona të shtëpisë dhe e kemi bërë sipas rregullave”.
Kështu është shprehur sot në sallën e Parlamentit Europian kryeministri Edi Rama, i cili tha se çelja e negociatave me Shqipërinë “nuk është çelja e ndonjë problemi të ri, por çelja e një procesi që do e bëjë Evropën më të fortë. Pra o do të jemi në Evropë, ose në një situatë ku të tjerët do jenë shqetësim për vetë Evropën”.
Pjesë nga fjala e kryeministrit në Bruksel
“Jam i sigurt që për shumë nga njerëzit në këtë sallë që e njohin historinë tonë e të gjitha përpjekjet që janë bërë nga vendi në vitet e kaluara. Nuk është e vështirë të kuptohet se pse është me kaq rëndësi të hyjmë në këtë fazë (…) Qysh prej 2014 kemi një ndryshim mjaft thelbësor, që është vullneti i përbashkët për të punuar drejt një të ardhmeje më të mirë për të bashkëpunuar dhe për ta sjellë të gjithë rajonin në një nivel tjetër kuptimi reciprok e respekti të ndërsjelltë.
Ne dhe askush tjetër në këtë ndërtesë a këtë qytet s’duhet të harrojë se ajo që është arritur është një arritje e madhe dhe është e rëndësishme të mbrohet e të forcohet që të sigurohemi që e ardhmja nuk do të na kthejë fantazmat e të shkuarës.
S’jemi as naivë e të paduruar, por thjesht e dimë çfarë do të thotë lufta. Për ne s’është e lehtë se e shkuara jonë s’ishte aspak bujare dhe procesi i shtet-ndërtimit për të gjitha vendet në rajon është një proces i ri, procesi është aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishmi se sa vetë anëtarësimi se i mban të gjithë bashkë për një qëllim të përbashkët.
T’ju them një hollësi që thotë shumë, ne ndryshuam kushtetutën tonë dhe kemi të vetmen kushtetutë në botë ku një OMN është një fuqi kushtetuese që sigurohet që reforma jonë në drejtësi është reale dhe procesi i rivlerësimit të çdo prokurori e gjyqtari është real.
E besojmë fort që na duhet për breznitë e ardhshme një sistem drejtësie i mirëfilltë, i drejtë, i ndershëm funksional, se ne duam dëshpërimisht që ky integrim të ecë përpara dhe përfundimisht të ndodhë”./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT