Ne shqiptarët po vazhdojmë të vritemi për një “pse më sheh shtrembër” (!)
Zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit Devi Lala, i cili mesditën e djeshme vrau me thikë 16-vjeçarin Angelo Gjokazaj.
Autori i krimit ka rrëfyer se gjithçka nisi nga një sherr banal pasi sipas tij, viktima e kishte parë shtrembër në lagje.
“U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thash, ka ndonjë gjë për të parë?! Ai më ofendoi, më shau. I thash, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë. Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova, pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin“, ka thënë Devi Lala.
Në foto: Viktima Angelo Gjokazaj. (Burimi: Gazeta Dita)/ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!