Lobi rus, Majko ironi me Bashën: Kur vjen puna te rusët, mirë është të konsultoheni me ne
Ish kryeministri socialist qe perballoi luften e Kosoves, Pandeli Majko ka ironizuar kreun e PD Lulzim Basha per financimin rus, madje i kendon dhe kenge me ‘lule’.
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, është ndalur tek çështja më e përfolur ditët e fundit, që ka të bëjë me lobimin rus të PD në SHBA.
Majko i ka treguar Bashës rrugën se si duhet të veprojë, në këtë rast.
Sipas tij, PD, duhet që të konsultohet me Partinë Socialiste nëse do që të bëj lobime me rusët.
“Kur vjen puna te rusët, mirë është të konsultoheni me ne. Konsultohuni me ne se ne kemi eksperiencë, ne e mbyllën në ’60-n, bëmë dhe një film “Ballë për Ballë”, kam frikë se ju do e mbyllni me atë këngën “lule ti lule unë dil këtej se kam pak punë’”, deklaron Majko./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!