Eurodeputeti: Paketa anti-shpifje rrezikon integrimin e Shqipërisë në BE

Një ditë para se parlamenti të kalojë (të pandryshuar) paketën antishpifje për median online, një mesazh mjaft i fortë ka ardhur nga David Lega, përfaqësues i grupit të djathtë në Parlamentin Evropian dhe raportues për Shqipërinë.
“Po përsëris qëndrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundshme të negociatave me BE. Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standard bazik e minimal për një vend kandidat.
Nëse qeveria Rama do të miratojë ligjet në formën aktuale atëherë ajo po vë në rrezik serioz shansin për çeljen e negociatave të anëtarsisë në BE. Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës” thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.