Bujar Lika tregon ftesën: Vlerë e madhe të luash për Kombëtaren

Bujar Lika është një tjetër lojtar që është ftuar për herë të parë nga trajneri Panucci në përfaqësuese. Lika ka folur sot në një konferencë për media, pas zgjedhjes së bërë.
Kontakti i parë me Panucci-n?
Më ka mori para një jave kur kisha ndeshje me Young Boys. Më ka kontaktuar në telefon dhe kam folur me të. Ishte e lehtë të zgjidhja Shqipërinë. Për mua ishte shumë e lehtë. Jam krenar që jam shqiptar.
Pse kaq vonë kjo ftesë?
Kam luajtur në ligën e dytë zvicerane. Kam pasur edhe dëmtime. Besoj se këtë sezon kam mundur të tregoj vlerat e mia.

A ka pasur një ftesë nga përfaqësuesja kosovare?
Unë kam zgjedhur Shqipërinë. Nga Kosova nuk kam pasur ftesë. Nuk kam pasur nevojë ta mendoj dy herë ftesën e Shqipërisë.
Situata midis Shqipërisë dhe Kosovës…
Kam ëndërruar të luaj vetëm për Kombëtaren kuqezi. Pres të aktivizohem në këto miqësore. Jam i lumtur për vendimin. Është kënaqësi e madhe edhe për familjen time.
Më kanë pritur shumë mirë. Disa lojtarë edhe i njoh. Eshtë atmosferë shumë e mirë. Është një shans i madhe për mua për të treguar vetën. Panucci nuk më ka premtuar asgjë.
Është rritur vlera e Kombëtares?
Është e vërtetë që është rritur. Edhe te klubi i Grasshopersit janë gëzuar shumë, si lojtarët edhe drejtuesit. Është vlerë e madhe të luash për Kombëtaren e Shqipërisë./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT