Shqipëria, destinacioni më pikant i 2018-s

Grekët e lashtë, Romakët, Bizantinët dhe Otomanët donin të gjithë një copë nga Shqipëria. Dhe askush nuk mund t’i vër faj. Fqinj me Italinë dhe Greqinë, Shqipëria është një vend me njerëz mikpritës dhe një natyrë plot me thesare natyrore dhe historike, shkruan media britanike Express, e cila ka sjellë një guidë për vendet më pikante që turistët e huaj mund të gjejnë në Shqipëri.E vërtetë, resortet shqiptare nuk kanë luksin mesdhetar. Por reflekton bukurinë tolerancës së Ballkanit e pranimit të së ndryshmes, aty ku ikona ortodokse dhe mozaikët islamikë qëndrojnë krah më krah si vende të shenjta, ndërsa kreshtat gëlqerore të natyrës japin një dimension magjepsës në kodrat kodrinore dhe livadhet e egra.Por pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, një vend i hapur si për shkak të vendodhjes, ashtu edhe të kulturës, ra nën sundimin e hekurt komunist.Gjurmët e para të atyre viteve brutale mbeten, në mënyrë më dramatike në formën e bunkerëve, të ngjashme me kërpudhat që shënojnë peizazhin.Nga 700 mijë në total, 175 mijë bunkerë ishin të vështirë për t’u prishur. Shpesh ato janë transformuar si dyqane apo bare.Fermat e vogla familjare në Shqipëri kryesisht i kanë qendruar larg pesticideve. Sot, kjo përkthehet në strehë organike për prodhimin dhe rritjen e kafshëve të egra, një vend ku mund të shijohet ushqim fantastik.Kryeqyteti, Tirana është e gjallë dhe e sigurt, më tepër surreal. Pjesa mesdhetare, pjesa e relikeve sovjetike, blloqet e apartamenteve me ngjyrë të ylbertë, të pikturuara me urdhër të ish kryetarit të bashkisë për të sjellë njëfarë gëzimi, janë disi më të zbehura këto ditë.Shqipëria ka si simbol një flamur të madh, një ngjyrë të ashpër të kuqërremtë të dominuar nga një shqiponjë e zezë e dyfishtë, që thotë se simbolizon trimërinë. Imazhet e saj shfaqen kudo mbi çatitë e shtëpive, ndonjëherë duke konkurruar me arinjtë që mbajnë edhe jashtë shtëpive, hajmali që besohet se shmangin të keqen.Nëse i pyet ata për reputacionin e Shqipërisë si një fabrikë gangsterësh, ata përgjigjen, me gjysmë shaka: “Nuk ka probleme këtu, ne i kemi eksportuar të gjithë kriminelët”.Dizajni modernist italian ishte projekti i viteve 1920 për Tiranën e sotme, ku rrugët me pemë lidhin sheshet e bardha të stilit futuristik të Nënë Terezës dhe Skënderbeut – ky i fundit mban emrin e heroit mesjetar të kombit.Pikat kryesore kulturore të qytetit përfshijnë një mural historik, që ruan hyrjen e muzeut kombëtar klasik të mbushur me artefakt dhe xhaminë e Et’hem Beut të shekullit të 18-të dhe me mozaikë të rrallë me lule.Për sa i përket shopping-ut, produktet nuk janë të prodhuara këtu, pasi mallrat janë të importuara. (Burimi: Monitor)/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button