Në fshatin shqiptar që nuk ka asnjë lopë dhe dele, hajdutët godasin në çdo shtëpi (VIDEO)
Në fshatin Petresh të Elbasanit nuk të sheh syri lopë e dele.Grabitësit nuk kanë anashkaluar asnjë shtëpi të fshatit duke vjedhur gjënë e gjallë.Një lopë kushton 100-150 mijë lekë të reja dhe fshatarët e kanë të pamundur t’i blejnë sërish, aq më tepër kur grabitësit nuk janë ndaluar dhe rreziku që ata të kthehen sërish është i madh.Edhe pse prej gati një viti ngjarja përsëritet shpesh, autorët nuk janë identifikuar.Pasuria e vetme me të cilën ushqehen këta njerëz janë lopët, por duket se grabitja e tyre nuk është marrë asnjëherë seriozisht nga autoritetet. /TCH/ZgjohuShqiptar.info