Historia e shqiptarit ‘trondit’ SHBA. Pastorja amerikane: Trump duhet të kalojë mbi trupin tim para se ti dëbojë (VIDEO)

Historia e shqiptarit Ded Rranxburgaj ka shkaktuar reagime të shumta në SHBA.Autoritetet amerikane kërkojnë ta depërtojnë atë në Shqipëri, pasi ndryshe nga gruaja dhe dy fëmijët e tij, ai nuk ka shtetësi amerikane dhe leje qendrimi për të jetuar në këtë vend.Deda dhe familja e tij tashmë strehohen brenda një kishe në Detroit në mënyrë që ai të mos dëbohet nga Amerika.Ata kanë zhvendosur apartamentin e tyre brenda në kishë, ndërsa pastorja Jill Zundel është e vendor t’i ndihmojë.“Mesazhi im për Trump është ky: Duhet të kalosh mbi mua dhe kishën nëse do ta marrësh këtë familje.Ne do t’i mbrojmë ata. Do të bëjmë ç’është e mundur që ata të jenë të sigurtë’”, thotë ajo për HuffPost.Ndërsa vetë Deda shprehet:“Ta lë gruan të vdesë dhe të braktis fëmijët e mi për t’u kthyer në Shqipëri?Ndërsa bashkëshortja e tij Flora, teksa qëndron në karrige me rrota e sëmurë, thotë me lot në sy:“Nëse unë qëndroj këtu dhe burrin e deportojnë, kush do të kujdeset për mua? Im shoq nuk është njeri i keq apo kriminel.”“Erdha në SHBA para 17 vitesh. Erdha për një jetë më të mirë, si gjithë të tjerët”, tregon Deda.Ai ka dy fëmijë, Lorencin 24-vjeçar dhe Eric 15 vjeç, që është shtetas amerikan, pasi ka lindur atje.“Jemi në kishë, është vend i sigurtë. Askush nuk mund të na bëjë gjë. Këtu është shtëpia e Zotit”, thotë Deda.Pastorja Zundel e përforcon këtë ide duke u shprehur: “Ky është vendi i vetëm ku supozohet që ata të mund të jenë të sigurtë. Administratat e tjera e kanë respektuar këtë, nuk e di mbi këtë të Trump.”“Ligjërisht nuk besom se do më ndodhë gjë, por nëse shkoj në burg s’ka gjë, nëse familja qëndron e bashkuar le të shkoj në burg”, thotë pastorja amerikane./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button