Meta: Rama është ideatori dhe ekzekutori i këtij puçi shteti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një konference per mediat per te publikuar prova të reja për ate qe ai e quan grusht shteti.
“Përpjekjet e gjysmë parlamentit për të hedhur hapin final për të hedhur hapin final të kurorëzimit të grushtit të shtetit. Ju e dini që gjoja është marrë një iniciative, pro dokumentet tregojnë qartë se kjo iniciative për kapjen e gjykatës kushtetuese është zbatim i programit politik të Këshillit të Ministrave, pra kanë marrë nga don doni dhe vetëm kanë ndryshuar emrin.
Një provë tjetër është kryeministri, ideatori, frymëzuesi dhe ekzekutori këtij puçi shteti dhe ai do të jetë përgjegjësi kryesor para popullit dhe drejtësisë së re që do të vijë pas triumfit kundër grushtit të shtetit”, deklaroi Meta.