Deputetet ndaj pupullit pas kamerave, shqelma dhe grushte të moshuarit pranë Parlamentit (VIDEO)

Dy zyrtarë të lartë të PD janë zënë me një qytetar të moshuar. Ish-deputeti PD, Fatbardh Kadilli dhe ish-zv/ministri Enno Bozdo rreth orës 15:00 të kësaj të enjte, kanë qenë duke ecur në rrugën e njohur si Pedonalja në afërsi të Kuvendit.Siç shihet nga pamjet e fiksuara nga Report TV, situata është agravuar deri aty sa një moment Fatbardh Kadilli i ka kërkuar të ndërpresë sharjet.Por debati dhe ulërimat prej qytetarit kanë vijuar çka ka sjellë një reagim të fortë nga Fatbardh Kadilli aktualisht Sekretar për Burimet Njerëzore në PD, i cili fillimisht e godet me këmbë e më pas me grusht. Enno Bozdo ka tentuar të shuajë sherrin duke shtyrë qytetarin. Një tjetër person aty pranë ka ndërhyrë për ta shuar sherrin e larguar Kadillin nga vendi konfliktit./ZgjohuShqiptar.info

Loading...
Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button