Ndalimi i koronavirusit/ Kuqezinjtë kanë një mesazh për shqiptarët

Futbollistët e kombëtares shqiptare, kanë një mesazh për të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, ndërsa si Shqipëria, Kosova dhe shtetet e tjera evropiane po luftojnë që të ndalin përhapjen e koronavirusit.

Armando Sadiku, Mërgim Mavraj, Keidi Bare, Hysen Memolla dhe Kristi Qose, njëzëri këshillojnë që duhet të rrimë në shtëpi, të ndjekim rregullat e organizatave të shëndetit për të mirën tonë, familjarëve dhe gjithë komunitetit që na rrethon.

Federata e Futbollit në këto ditë të vështira, i bën thirrje të gjithë opinionit publik për të respektuar rregullat dhe për të qëndruar në shtëpi. Vetëm kështu mund të mbrojmë së bashku jetën dhe të kalojmë këtë situatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT