Gafa e TV Klan që njeh Kosovën si pjesë të Serbisë, aktori i njohur: Rregulloni hartën si shtet i pavarur, jo kufi i diskutueshëm
Aktori i njohur Florjan Binaj ka vënë re në TV Klan një detaj të pa këndshëm dhe ofendues për shqiptarët e Kosovës.Harta që shfaqet mbi ekran ku janë të skicuara virtualisht të gjitha shtetet e tjera të Europës, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës duke e cilësuar pjesë të Serbisë.Sipas TV Klan, Kosova është akoma me “kufij të diskutueshëm” dhe jo të pavarur.Flori thotë që vetëm Serbia dhe shtetet e tjera që ende nuk e kanë njohur, i quajnë ende si të diskutueshëm kufijt e Kosovës, të cilët në monitorin e parashikimit të motit shfaqen jo shumë të theksuar, në ndryshim nga kufijtë e shteteve të tjera.“Një këshillë miqësore miqve kolegë tek TV Klan. Rregulloni hartën e Kosovës si shtet të pavarur, jo si kufij të diskutueshëm.”- shkruan Flori për këtë detaj të pafalshëm për televizionin TV Klan. (TemA)/ZgjohuShqiptar.info