Vrasja e Ivanoviç, Rama: Porositësit s’janë shqiptarë
Kryeministri Edi Rama komentoi sonte edhe vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç.Te “5 pyetjet nga Babaramo”, kreu i qeverisë tha se porositësit dhe vrasësit e liderit serb nuk kanë shtetësi shqiptare apo kosovare.“Porositësit e vrasjes së Ivanoviç nuk kanë nënshtetësi shqiptare apo kosovare”, u shpreh RamaI pyetur nëse trazirat në parlamentin maqedonas, ngjarjet në Malin e Zi ku u tentua eliminimi i ish-kryeministrit Gjukanoviç dhe vrasja e Ivanoviç javën e kaluar kanë lidhje më njëra-tjetrën, Rama tha se nuk ekziston një tezë e tillë.“Do të ishte ekzagjerim i paarsyeshëm të thuhej kjo, sepse nuk ka asnjë element faktik që do ta bënte të mundur këtë”, u shpreh kreu i qeverisë./ZgjohuShqiptar.info