Ora kur kanë kërkuar më shumë të marrin leje për dalje shqiptarët

Ne kuadër të masave parandaluese për përhapjen e koronavirusin në vendin tonë, të gjithë qytetarët që duan të bëjnë Pazar apo duhet të dalin nga shtëpia për nevoja bazika do të duhet që nga sot të marrin leje.

Nga e-Albania janë dhënë 54 mijë lejë për të dalë dhe për të bërë pazarin. Qarkullimi vijon në mënyrë normale për të gjithë personat që janë të pajisur me lejet përkatëse. Oraret më të kërkuara janë ora 10 me 11 ku duket se kanë aplikuar për leje dalje rreth 15 mijë qytetarë.

Gjithashtu vlen të theksohet se të gjithë ato që duan të marrin leje për të dalë duhet të aplikojnë tek e-Albania me të dhënat tuaja personale duhet të klikoni në shërbimin leje për dalje e cila gjendet në faqen kryesore të aplikacionit.

Pasi të lexoni udhëzimet sqaruese, në fund të faqes klikoni butoni “Përdor” për të vijuar me aplikimin. Pasi të zgjidhni datën për të cilën kërkoni leje për të lëvizur, klikoni butoni “vazhdo”.

Në ekran do ju shfaqet certifikata juaj familjare, nga ku do të përzgJidhni emrin e anëtarit që do të pajiset me “Leje për dalje”. Dhe për të gjithë ata persona që nuk kanë një kompjuter apo telefon smart mund të dërgojnë një sms në numrin 55155 duke shkruar numrin e kartës së identitetit dhe ora dë dëshironi të lëvizni nga shtëpia. Aplikimet me sms vlejnë vetëm për ditën pasardhëse.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT