Fotis Kalpidhis, i vrarë nga shqiptarët ortodoksë të Korçës

Mitropolitin Fotis nuk e vranë shqiptarët myslimanë, nuk e vranë as komitët bullgarë dhe rumunë, atë e vranë ortodoksit shqiptarë të Korçës për veprimtarinë antishqiptare që bënte ky klerik i ardhur nga Azia e Vogël.

Pra, dënimi i tradhtisë nuk njeh fe. Po pse u vra kjo shëmbëlltyrë e së keqes?

Loading...

Korçaret e vranë për greqizmin e shqiptarëve, duke përhapur gjuhën greke dhe mallkuar gjuhën shqipe. Por Patriarkana e Stambolli nuk hoqi dorë lehtë për të dërguar misionarët e saj për përhapjen e greqizmit tek shqiptarët. Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoi Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllavë nga Azia e Vogël.Mbani në mend: “Në vend të Foti Kallpidhis, ajo dërgoi Mitropolitin Gjervasio, i cili edhe ky ishte pondios, pra sllav nga Azia e Vogël“! E shihni, gjithnjë kundër shqiptarisë për një qëllim të mjerë: greqizimin e shqiptarëve. Poshtërsia e Kishes Greke nuk kishte kufij.Nuk e di se si ndodh, sikur tek serbët ashtu edhe tek grekët, antishqiptarët të shpallen heronj;

“Mitropoliti i Korçës, Foti Kallpidhis, renditet në historiografinë greke tek Heronjtë e luftës për Maqedoninë greke, e cila u zhvillua nga viti 1904-1908. Ai renditet si martiri i parë me rrobën e një kleriku fetar i kësaj lufte. Fjala është për atë Maqedoni që pretendonin grekët nga Manastiri, Ohri, Prespa, Korça, Pogradeci“. Si ta quajmë ndryshe këtë lakmi të fqinjit tonë të jugut, të cilin ne e krijuam shtet. Ah, Perandoria Osmane qoftë mallkuar!

Në çdo kohë kishte avnirustema, ose më mirë të themi që çdo kohë e shqiptarisë kishte familje të Jovan Kosturit: “Familja e Jovan Kosturit ka qenë njëra nga mbështetësit kryesor të Komitetit të Fshehtë të Manastirit, vetë Jovan Kosturi ka qenë anëtarë i degës së Korçës të këtij Komiteti. Ka të dhëna se kryetar i vërtetë i Komitetit të Fshehtë të Manastirit ishte Jovan Kosturi, por kjo gjë mbahej shumë e fshehtë. Në të vërtetë, Komiteti i Fshehtë i Manastirit është projekt i familjes Kosturi, sepse ata ishin drejtuesit kryesorë dhe financuesit e saj”.Shqiptarët e mjerë “Studiuesi Xhevat Lluri shkrun se më 1914, në Prongji të Gjirokastrës vijnë 200 ushtarë grekë dhe gjënë e parë që bënë arrestuan Bajramin Ligun, i njohur për atentatin që kishte kryer me Hito Lekdushin mbi Bimbashin e Gjirokastrës, mars 1908.

Nga torturat në burg grekët i thyen disa brinjë dhe i prenë njërin vesh pasi e akuzonin për vrasjen e Mitropolitit të Korçës, Fotis Kallpidhis. Fshati Prongji mblodhi monedha floriri dhe ia dërguan komandës greke me anë të Majko Llurit për lirimin e tij. Pasi u pranua shuma e florinjve, komandanti grek dha urdhër që Bajrami i sakatuar të lirohet. Por nuk u mësua nëse Bajrami kishte qëlluar vërtet mbi Mitropolitin grek.Pse historianët e jugut nuk e zbardhin mirë këtë ngjarje: “Një ngjarje ende e pazbardhur mirë nga historianët shqiptarë është vrasja e Mitropolitit të Korçës, Fotis, që nën rrobën e udhëheqësit shpirtëror të ortodoksëve bënte punën për greqizmin e shqiptarëve në zonën e Voskopojës, Korçës e deri në Përmet”.

Vetëm ta mbani në mend: “Më 1902, në 16 maj zgjidhet Mitropolit i Voskopojës, Korçës dhe Përmetit”.

Ishte ende koha e turkut, ende ishim të robëruar dhe turku na donte shumë sa që i lejonte grekët të na greqizojnë, të na humbasin farën tonë. Çfarë dashurie osmane!Lajmi i vdekjes së tij tronditi panhelenizmin dhe shpërndau dhimbje dhe urrejtje në shpirtrat e helenëve të Korçës. Klithma urrejtjeje u dëgjuan dhe betime tek më i Larti për hakmarrje…Panhelenizmi, pansllavizmi, panislamizmi kundër shqiptarëve.Shqiptarët duhen të kthjellen dhe të krijojnë panshqiptarizmin e tyre, por me kë?/ZgjohuShqiptar.info

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button