Serbia, humbje marramendëse nga taksa e Kosovës

Serbia ka humbur rreth 461 milionë euro në 14 muaj nga vendosja e taksës mbi produktet e saj që hyjnë në Kosovë. Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajicc deklaroi se dëmet kanë qenë shumë të mëdha, ndërsa shtoi se në Kosovë tani në bazë ditore hyjnë mallra me 1 milion euro më pak vlerë.

Ljajicc pohoi për “RTS” ka thënë se pasojat e vendosjes së taksës ndaj mallrave serbe janë shfrytëzuar nga vende të tjera të rajonit, të cilat kanë dërguar në Kosovë mallin e tyre duke e shtuar prodhimin, transmeton lajmi.net. Ai ka theksuar se do të jetë e vështirë nëse Prishtina heq taksën dhe vazhdon me disa masa të tjera, të cilësuara si reciprocitet.

Ministri theksoi së do të jetë problem që në fatura të shkruhet Republika e Kosovës sepse sipas tij do të ketë prodhues që nuk do të pranojnë ta nënshkruajnë si të tillë mallin e tyre dhe “vështirë se në pikat tona kufitare do të lejohet dalja e një malli të tillë nga Serbia”.

Ljajicc shtoi se Serbia është e gatshme për heqjen e të gjitha barrierave dhe kërkon tregti të lirë duke lavdëruar marrëveshjet për trafikun hekurudhor dhe ajror, por insistoi se rreth heqjes së taksës nuk po shënohet ende asnjë përparim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT